13:24 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Femrat tani me grim konturojnë jo vetëm fytyrën, por tërë trupin (Video)

Kjo video ka vërshuar rrjetet shoqërore! Shikoni se për çka janë të gatshme femrat vetëm e vetëm që në fotografi të duken perfekte…

Në kohën e rrjeteve shoqërore, më nuk është me rëndësi a dukeni bukur në realitet, as a do t’i dukeni joshëse personit i cili në mëngjes zgjohet pranë jush, por më me rëndësi është që në selfie nga plazhi apo në foto nga klubet e natës të dukeni më mënyrë sa më perfekte.

Dhe e gjithë kjo vetëm për të grumbulluar numër sa më të madh të pëlqimeve të ndjekësve në rrjetet shoqërore. E po, për të vërtetën a brengoset ndokush?

Prandaj tani grimerët e salloneve jo vetëm që ofrojnë vetëm formësimin e fytyrës sipas standardeve aktuale të bukurisë, por konturojnë edhe tërë trupin.

Shikoni se si me ndihmën e bronzerit dhe markerit arrihet ajo që duhet, ndërkaq fshihet ajo që pengon.

E po, cili është mendimi juaj për këtë trend?