12:00 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Femrës në Vërmicë i gjenden narkotikë, në valixhe dhe në trup

Një femër , shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Vërmicë pasi gjatë kontrollit në valixhe ne së dyshuarës është gjetur një sasi e dyshuar e substancave narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.4 gramë.

Përpos kësaj gjatë kontrollit në trup i janë gjetur edhe 1.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë të cilat janë konfiskuar (pesha totale 2.73 gramë), transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/