17:09 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Fenerbahce e thotë hapur: Muriqin e merr kush e paguan këtë shumë

E ardhmja e Vedat Muriqit është larg Fenerbahces pas përfundimit të sezonit.

Sulmuesi nga Prizreni ka shkëlqyer këtë sezon si me fanellën e Fenerit ashtu edhe me të Kosovës.

Siç raporton “A Spor” skuadra turke ka vendosur ta shesë nëse në arkat e klubit derdhen 30 milionë euro.

Për Muriqin interesim kanë shfaqur Tottenham, Manchester United, Lazio dhe disa skuadra tjera. /IndeksOnline/