17:05 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fenerbahçe flet për lëndimin e Muriqit dhe udhëtimin e tij në Kosovë

Vedat Muriqi edhe pse u lëndua me këtë skuadër ai prap udhëtoi në Kosovë, e ku u raportua se nuk ju ishte nënshtruar testeve mjekësore në Fenerbahçe.

“Lëndimi i Vedatit u raportua te Kombëtarja pa arritur ende ai. Sidoqoftë, ata donin të shikonin situatën përfundimtare të lojtarit dhe kur panë rezultatin, ata vendosën që lojtari të mos luante”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Lojtarët e përzgjedhur në ekipin kombëtar, edhe nëse janë të lënduar duhet të shkojnë. Kështu është procedura e UEFA-s”.

Vedat Muriqi pasi që është parë se nuk do të jetë në gjendje të luaj në ndeshjen e Kosovës kundër Çekisë është kthyer në Turqi ku është duke ju nënshtruar trajtimeve mjekësore.

/Indeksonline/.