12:50 / E Enjte, 27 Maj 2021 / Blerim

Fenerbahçe i ‘troket’ në derë Liverpoolit, e do Xherdan Shaqirin

Skuadra turke, Fenerbahçe kërkon transferimin e kosovarit, Xherdan Shaqiri.

Ashtu siç raportojnë mediat në Turqi, ‘Feneri’ është në kontakt me Liverpoolin për yllin e Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, shkruan IndeksOnline

Vlera e futbollistit kosovar është 12 milionë euro (sipas transfermarkt), andaj duke u bazuar në çmimin – Fenerbahçe ka shumë mundësi ta transferoj Shaqirin.

29-vjeçari nuk është i lumtur me ‘The Reds’ dhe trajnerin Jurgen Klopp për shkak të minutazhit të vogël.

Gjatë këtij sezoni ai zhvilloi 14 paraqitje dhe bëri 2 asistime./IndeksOnline/