21:16 / E Martë, 26 Janar 2021 / C E

Fenerbahçe nuk e mori falë Ozilin, pagesat do t’i kryej në fund të sezonit

Mesut Ozil është më në fund një lojtar i Fenerbahces.

Pas shumë zërave dhe pritjes së madhe, ka ardhur zyrtarizimi i transferimit dhe janë bërë publike detajet e operacionit.

Klubi turk, në fakt, ka bërë të ditur nëpërmjet ‘Public Disclosure Platform’, çdo detaj të marrëveshjes.

Futbollisti do të fitojë “vetëm” 3 milionë euro në vit në krahasim me 16 që merrte tek Arsenal.

Klubi turk nuk do ta paguajë rrogën e lojtarit për këtë sezon, por vetëm një komision 500 mijë euro deri në fundin e këtij sezoni. Më pas do të fillojë shpërblimi për tre sezonet pasardhëse deri në 2024-ën.

Arsenal do të mund të përfitojë një bonus deri në 2 milionë euro në lidhje me arritjen e objektivave të caktuar dhe në varësi të paraqitjeve të lojtarit.