Fenerbahche po negocion me Mallorca për të ulur çmimin e Muriqit
Vedat Muriqi është një hap larg rikthimit te skuadra e Fenerbahches.
Sulmuesi kosovar pas një sezoni fantastik me Mallorcan, pritet të rikthehet te ish klubi i tij, gjashtë vite pas largimit, shkruan IndeksOnline.
Dy skuadrat janë në negociata të vazhdueshme për ”Piratin”.
Sipas gazetarikt turk, Secan Hamzaoglu, çmimi që po diskutohet është 15 milionë euro, por skuadra e Fenerbahches po përpiqen ta ulin atë në rreth 12 milionë.
Skuadra e Mallorcas e ka bërë të qartë se nuk do ta lejoj ”diamantin” e tyre për pak para.
Vedat Muriqi e mbylli një seozn fantastik personal, duke shënuar 23 gola dhe ishte golashenuesi i dytë më i mirë në la Liga, pas Kylian Mbappees./IndeksOnline/
Sercan Hamzaoğlu, Vedat Muriqi transferinin son durumunu aktardı.
— sporON (@sporontv) June 9, 2026
📲 CANLI YAYINIMIZI İZLEMEK İÇİNhttps://t.co/kv6pfsZaUl pic.twitter.com/FYMQAmQiFR

