14:02 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / Ensar Ramadani

Fenomen i rrallë qiellor në Greqi/ Nata bëhet ditë për disa sekonda

Fenomen i rrallë natyror në Greqi. Banorët e Athinës dhe Evrosit në Greqi, mbrëmjen e kaluar u bënë dëshmitarë të një fenomeni të pazakontë.

Gjatë natës së kaluar rreth orës 23:00, një meteor i ndritshëm hyri me shpejtësi në atmosferë duke shkaktuar një dritë të fortë që bëri që qielli të ndriçohej i gjithi.

Fenomeni u bë i dukshëm nga pjesë të ndryshme të Greqisë jugore dhe qendrore.

Meteorët që bien në tokë në orët e para të mëngjesit kanë shpejtësitë më të larta dhe janë më të vështirë për tu parë, ndërsa në orët e para të mbrëmjes ata janë më të ngadaltët. Kjo ndodh sepse orët e para të mëngjesit orbita e Tokës i shtohet shpejtësisë së meteorëve, ndërsa në mbrëmjen e hershme zbritet.

Rënia e meteorëve është mjaft e shprehur mbi Tokë.