22:31 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Fenomeni zgjedh pesë lojtarët që i pëlqejnë t’i shikojë, mungon Ronaldo

Legjenda braziliane, Ronaldo ka zgjedhur pesë lojtarët që i pëlqen t’i shikojë duke luajtur, por në këtë listë nuk bënë pjesë ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Ish-sulmuesi legjenda i njohur ndryshe si ‘Fenomeni’ u pyet për pesë lojtarët që i pëlqen të shikojë më shumë duke luajtur.

Braziliani e zgjodhi argjentinasin Lionel Messi si lojtarin numër 1, ndërsa la jashtë liste yllin portugez, Ronaldo.

“Messi, natyrisht, ai është numër një, është një talent që ne do të kalojmë edhe 20 ose 30 vjet për të parë diçka të ngjashme”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Barcelonës gjithashtu zgjodhi Mohamed Salah, Eden Hazard, Neymarin dhe Kylian Mbappen.

“Më pëlqejnë gjithashtu Salah, Hazard, Neymar. Më pëlqen shumë ta shikoj duke luajtur edhe Mbappen sigurisht”.

Sulmuesi francez shpesh është krahasuar me Ronaldon. Por braziliani legjendar nuk i pëlqen të krahasojë dy lojtarë nga gjenerata të ndryshme.

“Shumë njerëz thonë që duket si unë, ka shumë shpejtësi, përfundon aksionet mirë, ka lëvizje të shkëlqyera, godet shkëlqyeshëm me të dy këmbët, ka një hap të jashtëzakonshëm”.

“Ne kemi gjëra të ngjashme, por kurrë nuk më kanë pëlqyer krahasimet, veçanërisht midis lojtarëve të brezave të ndryshëm, sepse situatat janë të ndryshme”, përfundoi legjenda braziliane. /IndeksOnline/