15:17 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / B O

Ferati del në terren, rrugët për në Istog po bëhen si “tepih” nga asfalti

Ilir Ferati bashkë me drejtorin Genc Ademaj kanë dalur për të inspektuar nga afër punët që po bëhen në disa lagje të kësaj komune.

Shumë rrugë në lagje të ndryshme po bëhen si “tepih” nga asfaltimi dhe punimet që po bëhen. Ferati ka thënë se Istogu i të gjithë po merr jetë.

“Përcjellëm nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në lagjen Bruqaj, Haxhijaj, Zeqiraj, Binakaj, Berisha, Meshi dhe rrugën “Rexhep Maksutaj”
Punimet e filluara në këto rrugë, janë në fazën e fundit të përfundimit.
Siç kemi premtuar po e bëjmë, mbikëqyrjen e punimeve para fillimit të projektit dhe pas.
Istogu i të gjithëve, e për të gjithë po merr jetë” shkruan Ferati në njoftim./Indeksonline/