75 Mall Live Search
08:51 / E Premte, 26 Qershor 2026 / Z S

Ferati: LDK-së nuk i duhen as “analizat” e VV-së, as “këshillat” e PDK-së

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda këtij subjekti politik.

Sipas tij, LDK-së nuk i duhen as “analizat” e VV-së, as “këshillat” e PDK-së.

Të gjithë, secili në mënyrën e vet, kanë të njëjtin interes: ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për llogaritë e tyre politike, ka thënë Ferati.

Postimi i plotë:

LDK-së nuk i duhen as “analizat” e VV-së, as “këshillat” e PDK-së, e as “kujdesi” i oportunistëve zgjedhorë.

Të gjithë, secili në mënyrën e vet, kanë të njëjtin interes: ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për llogaritë e tyre politike. E të gjithë këta pa dallim, në thelb po punojnë edhe kundër interesit të shtetit, sepse fati i LDK-së dhe fati i Kosovës ecin bashkë.

LDK./Indeksonline/