13:42 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ferdinand: Cristiano qajti sepse dëshironte të luante në Old Trafford

Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq ndaj Valencias për një tërheqje flokësh ndaj mbrojtësit kolumbian Jeison Murillo.

Tani, ylli portugez mund të humbas deri në tri ndeshje, njëra prej të cilave përfshin edhe kthimin e tij në “Old Traford” ndaj Manchester United.

Sipas Rio Ferdinand, kjo është arsyeja pse ai qajti: “Ju mund ta shihnit si emocionet dolën nga ai, unë mendoj se ai dëshironte të luante në Old Trafford, ai thjesht dëshiron të luaj futboll”.

Nga ana tjetër, Ferdinand donte të bënte qartë se kartoni i kuq lë dyshime: “Unë mendoj se kartoni i kuq është i dyshimtë, është e vështirë të shihet”. /IndeksOnline/

Temat: