11:40 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rio Ferdinand: Kjo është skuadra që asnjë skuadër nuk e do kundërshtare në Champions League

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand ka thënë se Liverpooli është skuadra që asnjë rival i fuqishëm nuk e do si kundërshtare në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Analisti i Sky Sport ka thënë se Liverpooli është skuadra më e fuqishme në Ligën e Kampionëve nga pozitat e dyta dhe e vetmja që mund ta mposht secilën skuadër nga grupet lidere.

“Qëndrueshmëria me të cilën ata luajnë është e pakrahasueshme në Evropë për momentin. Ata janë agresivë, janë të shpejt, luajn me zemër, kanë sulm të frikshëm, kanë sulmin nga më të frikshmit në botë, mbrojtësin më të mirë në botë dhe ndoshta edhe portierin më të mirë në botë. Asnjë skuadër në Ligën e Kampionëve nuk e do Liverpoolin kundërshtare dhe kushdo që ka atë fat të luaj ndaj tyre, do të jetë të mërzitur” ka thënë Ferdinand./Indeksonline/