11:08 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Ferguson e vlerëson lartë paraqitjen e Gerrardit si trajner: Ka qenë madhështor…

Legjenda skoceze, Sir Alex Ferguson e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Steven Gerrard si trajner te skuadra e Rangersit.

Ish-kapiteni i Liverpoolit e udhëhoqi Rangersin drejtë titullit të parë në Premierligën e Skocisë që nga viti 2011, shkruan IndeksOnline

Duke folur për media, ish-trajneri i Manchester Unitedit, e vlerësoi lartë legjendën e ‘The Reds’.

“Ai ka bërë punë madhështore, si brenda fushës, ashtu edhe jashtë. Konferencat e tij për shtyp janë fantastike, ju mund ta humbasin punën nëse paraqiteni dobët në intervista. Ai me të vërtetë është i lartë, sepse është një art.”, ka thënë Ferguson

Ferguson luajti për Rangers gjatë viteve 1967-69. Ai thotë se të vetëm ndeshje që e shikon, është ajo e derbit mes Celtic dhe Rangers./IndeksOnline/