09:53 / E Diele, 22 Janar 2023 / MSH

Ferizaj: Autobusi godet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në Ferizaj.

Sipas policisë, në aksident ka qenë i përfshirë një autobus dhe një këmbësor.

Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje mbi rastin.