18:03 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ferizaj fiton në Klinë, Vushtrria dhe Drenica ndajnë pikët

Ferizaj ka mposhtur Dukagjinin në Klinë me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Sadriu në minutën e 84-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen tjetër, Vushtrria dhe Drenica barazuan me rezultat 2-2.

Për vendasit golat i shënuan De Paul në minutën e 29-të dhe Hoxhaj në minutën e 88-të.

Derisa për mysafirët realizuan Elshani në minutën e gjashtë dhe Harmon në minutën e 64-të. /IndeksOnline/