11:28 / E Martë, 20 Korrik 2021 / A. M.

Ferizaj me kundërshtar nga Holanda

Në Kupën Evropiane garon edhe KHF Ferizaj. Në raundin e dytë Ferizaj takohet me skuadrën nga Holanda, JuRO Unirek VZV.

Ndeshja e parë luhet më 16 apo 17 tetor në Holandë, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Ferizaj.

Kupa Evropiane (EHF European Cup) është niveli i tretë i garave evropiane për klube.