20:36 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Ferizaji, Gjilani e Vushtrria sot me raste të reja me koronavirus

Sot janë konfirmuar edhe 18 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 300 mostra te testuara.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sot janë shëruar edhe 19 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste./Indeksonline/