75 Mall Live Search
15:49 / E Enjte, 21 Maj 2026 / OSH

Ferizaji niset për finale në Prishtinë, merr “bekimin” e kryetarit

FC Ferizaji është nisur për Prishtinë ku do të luaj finalen e kupës ndaj Dukagjinit. Para ndeshjes, skuadra ka takuar kryetarin e komunës, Agim Aliun.

“Para nisjes drejt finales, skuadra jonë mori përkrahjen e Kryetarit të Komunës, z. Agim Aliu, i cili u uroi sukses lojtarëve dhe i motivoi para sfidës më të rëndësishme të sezonit.
Faleminderit për mbështetjen, bashkë për Ferizajn” thuhet në njoftim./Indeksonline/