Ferizaj nuk ndalet, transferon edhe Ermal Veliqin
Ferizaj vazhdon të jetë aktive në tregun e transferimeve.
”Ujqit” e kanë synimin e qartë, rikthimin s më parë në Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ferizaj ka njoftuar zyrtarizimin e mbrojtësit të krahut, Ermal Veliqi.
Ai ka një përvojë të madhe në futbollin kosovar, duke qenë pjesë e FC Prishtinës, KF Vëllaznimit, KF Drenicës dhe së fundmi KF Trepçës.
FC Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e krahut Ermal Veliqi, i cili nga sot do të jetë pjesë e skuadrës sonë.
Me angazhimin dhe përvojën e tij, ai vjen për të forcuar repartin defensiv të ekipit dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/

