12:59 / E Premte, 17 Janar 2020

Ferizaj, pa energji tërë ditën, bizneset ndotin ambientin me gjeneratorë

Ferizaj po përballet me reduktime të ashpërta të energjisë elektrike, shkruan IndeksOnline.

Që nga ora 10:00 deri në 16:00 nuk do të ketë energji elektrike në ketë komunë.

Si pasojë e kësaj, sipas qytetarëve, po ndikon në ndotjen e ajrit. Pasi që bizneset afariste po detyrohen të aktivizojnë gjeneratorët që të vazhdojnë punën si ditëve të tjera.

Në një video që ka dërguar një lexues i IndeksOnline shihet tymi i zi që lirohet nga gjeneratorët.

Kujtojmë se kohët e fundit qytetet e Republikës së Kosovës po rënditen krahas kryeqytetit të Indisë, New Delhi, për ndotje ajri.