18:02 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Ferizaji përforcohet me dy futbollistë të rinj

Skuadra e Ferizajit ka nisur të përforcohet për sezonin pranveror.

Gjatë ditës së sotme, ata kanë zyrtarizuar dy transferime e reja në klub, shkruan IndeksOnline.

Ferizaji ka njoftuar se ka transferuar mbrojtëin Qlirim Avdulli nga Malisheva.

Gjatë ditës ferizaji ka nënshkruar kotratë edhe me qendërmbrojtësin e njohur nga Maqedonia e Veriut, Jasmin Mecinovic.

Ai në të kaluarën ka luajtur në Sogndal IL, të Norvegjisë, Banats të Armenisë dhe në disa klube në Azi. Në rajon kryesisht është paraqitur nëpër ekipet e shteteve si Maqedonia e Veriut e Mali i Zi./IndeksOnline/