15:51 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ferizaji prezenton edhe 4 futbollistë të huaj, kompleton 12 transfere në merkato

KF Ferizaji ka prezentuar 4 transferimet e reja nga Gana.

Asamoah Samuel, Prince Kwabena Owsu, Nupaya Alhassan dhe Okyere Rockson janë përforcimet e radhës të klubit, shkruan Indeksonline.

Gjithsej gjatë këtij afati kalimtar Ferizaj ka transferuar 12 lojtarë duke u përgatitur seriozisht për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll./Indeksonline/