15:12 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ferizaji turpërohet nga Feronikeli, humb me rezultat 5-0

Feronikeli ka arritur t’i siguroj edhe tri pikë të tjera, e që mund të themi se ishin pikë të lehta pasi arriti fitore bindëse kundërs skuadrës së Ferizajit.

Dy golat e parë arriti t’i shënoj Kastriot Rexha mirëpo pjesa e parë nuk mbaroi vetëm me dy gola sepse Mendurim Hoti u sigurua që të shënoj edhe ai, shkruan IndeksOnline.

E përveq këtyre golave të cilat siç duket nuk ishin mjaftueshëm për Ferizajn ata u ndëshkuan edhe me karton të kuq, ku Jashari pas protestimeve që i bëri mori dy karton të verdhë dhe u detyrua ta lërë fushën, kështu edhe epërsia e lojtarëve bëri që Feronikeli ta ketë një ndeshje më të lehtë.

Kurse për golat e pjesës së dytë u kujdes Haxhi Neziraj duke shënuar një gol në minurën e 54’ ndërsa tjetrën në minutan e 64’.

Me këto tri pikë Feronikeli po mundohet ta “blindoj” pozitën e parë në tabelë me 15 pikë./Indeksonline/.