14:20 / E Premte, 07 Maj 2021 / OSH

Fermeri kosovar zbarkon lopën e ngordhur para AUV-it, në shenjë proteste

Fermeri Edon Gashi në mësditën e së premtes e ka zbarkuar kafshën e ngordhur para AVUK-ut në shenjë revolte që s’i bëri zgjidhje për shërimin e tyre.

Gashi para 9 muajve kishte blerë 25 krerë lopë të importuara mirëpo të njëjtat ishin të prekura nga sëmundja e këmbëve.

Gashi tha se deri sot ka trokitur në secilën derë të institucioneve për të gjetur një zgjidhje për to por pa rezultat.

Me ngrodhjen e 13-të të lopës ai ka vendosur të zbarkoj atë para institucionit të AVUK-ut./Indeksonline/