11:16 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Fero befason me pamjen e re, bëhet biond

Reperi i talentuar, Fero pa dyshim është njeriu i befasive në estradën shqiptare.

Përveç projekteve muzikore, ai është i njohur për gjërat që bën jashtë muzikës, transmeton Indeksonline.

Fero i ka befasuar edhe një herë fansat e tij. Ai ka publikuar një fotografi, ku shihet se i ka ngjyrosur flokët dhe është bërë biond.

“Fol edhe 1 her” kishte shkruar reperi në Instagram.

Reperi ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të vijë me projekte të shumta.

Po ashtu ka thënë se është në përgatitje të një albumi./Indeksonline/