16:49 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fero konfirmon lidhjen me modelen e njohur?

Ditë më parë u spekulua për një lidhje të mundshme në mes të reperit Fero dhe modeles së njohur Arbenita Ismajli.

Këto dyshime erdhën pas disa komenteve që reperi i kishte bërë në fotografitë e modeles, shkruan Indeksonline.

Tani gjërat në mes të dyshes duket se janë konfirmuar, ata janë fotografuar në të njëjtin vend, pranë një ndërtese në qytetin gjermanë, Frankfurt.

Fero dhe modelia Arbenita nuk kanë postuar imazhe të përbashkëta, por fotografitë e publikuara në të njëjtën kohë duket se janë të qëllimshme dhe ka ngritur dyshimet edhe më shumë./Indeksonline/

Temat: