23:01 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fero godet reperët tjerë, dëshiron bashkëpunim me Ledrin

Fero, është momentalisht një nga reperët më të diskutuar dhe më të përfolur në mediat rozë.

Ai sot ka qenë mysafir i Luana Vjollcës në emisionin ‘Shiko Kush Luan’.

Reperi në lojën ‘paint ball’ u përballë me imazhet e reperëve të tjerë shqiptarë, një sfidë kjo në të cilën ai u desh të qëllonte dhe të jepte një përgjigje pas pyetjes së bashkëprezantuesit të Luanës, Adi Pojana, shkruan Indeksonline.

Fero shfryiu mllefin e tij ndaj Mozzikut dhe Getinjos, ndërsa nuk hezitoi edhe të qëlloi disa herë reperin S4MM me të cilin edhe ditëve të fundit ka nisur një luftë virtuale. Ndërsa goditi Noizyn kur u pyet se kush nga reperët nuk e meriton famën që ka marrë.

Por, ai pati edhe reperë që pëlqen. Ku vlerësoi Getoar Selimin, ndërsa i pyetur se kush ka tekstet më të mira ai zgjodhi Unikkatilin. Ndërsa i pyetur se me kënd do të bashkëpunonte, ai zgjedh Ledri Vulën./Indeksonline/