17:58 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Fero tregon Instagramin e Arbenitës, hapë mesazhin e Neymarit

Muaj më parë ishte bërë temë në mediat rozë se Arbenita Ismajlit po ‘tradhtonte’ reperin Fero me futbollistin me famë botërore Neymar.

Neymar i kishte dërguar një emoj dashurie në InstaDirect modeles kosovare, dhe kjo bëri që tu ngjallnin dyshimet për tradhti.

Mirëpo me t’u liruar nga burgu, Fero është lajmëruar në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një video, duke dëshmuar se si Neymar i ka shkruar në Instagram Arbenitës, por kjo e fundit nuk ia ka kthyer, e nuk ia kishte lënë as “seen”.

“Mediat”, ka shkruar reperi nga Gjilani në mbishkrimin e videos, duke hequr kështu dyshimet se Arbenita ka pranuar të flirtojë me mesazhe, me futbollistin brazilian. /IndeksOnline/