14:18 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Feronikeli 74 – Llapi, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohen tre ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll, të vlefshme për javën e pestë.

Një ndeshje interesante do të zhvillohet në Drenas, aty ku Feronikeli 74 e pret skuadrën e Llapit, shkruan IndeksOnline.

Ekipi i promovuar këtë sezon në Superligë ka tri humbje dhe një fitore nga katër ndeshjet e para, por synon rezultat pozitiv para tifozëve të vet.

Në anën tjetër, mysafirët e Tahir Batatinës pas humbjes në javën e parë kanë dy fitore dhe një barazim dhe duan të vazhdojnë këtë formë të lartë me një fitore.

Ndeshja fillon në ora 15:00.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli ’74: Bujupi; Musa, Lladrovci, Haxhaj, Bardhoku; B.Maliqi, Shabani; A.Maliqi, Rrahmani, Berisha; Zogu;

Llapi: Avdyli; Krasniqi, Jashari, Bekteshi, Blakçori; Ahmeti, Namani, Ramadani; Selimi, Hyseni, Cobian;/IndeksOnline/