14:41 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Feronikeli ‘denon’ portierin që i’a fali dy gola Ferizajit

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani nuk e ka inkuadruar në lojë portierin Florian Smakiqi në ndeshjen kundër Kekut.

Portieri 22 vjeçar ishte fajtor për humbjen e pësuar kundër Ferizajit që i kushtoi Feronikelit edhe me humbjen e lidershipit.

Portën e ‘Niklit’ sot do ta ruaj Deniz Troshupa. Këto janë formacionet zyrtare të dy skuadrave.

Formacionet zyrtare:

KEK-u: Hodaj, Kutllovci, Vitija, Govori, Musliu, Preniqi, Berisha, Dushi, Qerimi, Emihaziri, Stullqaku. Kryetrajner: Alban Dragusha

Feronikeli: Troshupa, Doshlaku, Prekazi, Thaqi, Hoxha, Millaku, Morina, Carioca, Hoti, Fazliu, Rexha. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Ndërsa në ndeshjen tjetër në Gjilan luan Drita – Trepça 89. Ndeshjet fillojnë nga ora 14:45.

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi, Osmani, Limani, Gërbeshi, Haliti, B.Shabani, Shaqiri, Vucaj, Krasniqi, Xh.Shabani, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Trepça ’89: Beqiri, Muja, Asare, Basriu, Mersini, Jashari, Traore, Hoti, Hyseni, Hyshmeri, Manaj. Kryetrajner: Sabit Osmani