18:04 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Feronikeli mposht Prishtinën, Flamurtari triumfon ndaj Ferizajit, Llapi e Ballkani ndajnë pikët

Feronikeli ka fituar superndeshjen e kësaj jave ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Mendurim Hoti në minutën e 9-të.

Flamurtari gjithashtu shënoi fitore si vendas ndaj Ferizajit me rezultat të njëjtë 1:0, shkruan Indeksonline.

Golin e shënoi Shend Kelmendi në minutën e 28-të.

Ndeshja derbi tjetër mes Llapit dhe Ballkanit përfundoi me barazim pa gola. Llapjanët patën iniciativën por në fund të dy ekipet morën nga një pikë./Indeksonline/