15:02 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Feronikeli fiton derbin- Prishtina tregohet e sigurt

Feronikeli ka arritur të fitoi derbin e javës në Super ligën e Kosovës, ku e ka mposhtur me rezultat 2:0 Llapin.

Ekipi nga Drenasi kaloi në epërsi në minutën e 29-të me anë të Mendurim Hotit. Me rezultat 1:0 mbaroi pjesa e parë, transmeton Indeksonline.

Në pjesën e dytë te dy ekipet tentuan të shënonin por u desh të pritej minuta e 90-të. Në fund të ndeshjes Feronikeli shënoi golin e fitores dhe të tre pikëve.

Me këtë fitore Feronikeli mban pozitën e parë me 45 pikë e ndjekur nga Prishtinaqë ka 43 pikë. Llapi me këtë humbje ia vështirëson punët vetës për të luftuar për titull.

Pas humbjes befasuese kundër Flamurtarit javën e kaluar, Prishtina e ka marrë vetën. Ata në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e kanë mposhtur Lirinë me rezultat 4:0

Prishtina tregoi në fillim se nuk do të lejoj befasi këtë javë duke shënuar gol në minutën e parë me anë të Mankendas. Gola në pjesën e parë më nuk pati.

Kurse me të filluar pjesa e dytë, Thaçi në minutën e 50-të dyfishoi epërsinë. Në 58-të, Korenica shënoi për 3:0.

Ndërsa Hoxha shënoi në minutën e 92-të për 4:0.

Prishtina me këtë fitore e ndjek Feronikelin që gjendet në vendin e parë dhe ka dy pikë më shumë.

Përveç këtyre, sot u zhvillua edhe ndeshja mes Trepçës 89 dhe Dritës. Fitues dolën vendasit.

Ekipi nga Mitrovica shënoi fitore me rezultat 1:0. Goli u shënua nga Hyshmeri./Indeksonline/