09:56 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / C E

Feronikeli mbetet pa president, Naser Ramaj lëshon “bajrakun”

Naser Ramaj më nuk do të jetë president i klubit të Feronikelit.

Indeksonline mëson se njeriu që e solli skuadrën nga Drenasi në majat e futbollit kosovar nuk do të vazhdoj të drejtoj dhe financoj atë.

Arseyet e largimit të tij thuhet se janë problemet financiare që janë shkaktuar nga pandemia në vitin e fundit.

Pak ditë para fillimit të sezonit, Feronikeli duhet të riorganizohet për të vazhduar sezonin. /IndeksOnline/