09:13 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Feronikeli ndaj Trepçës ’89, për tu distancuar 7 pikë nga vendi i dytë

Dy herë kampioni i Kosovës, Feronikeli sot luan kundër Trepçës 89 nga ora 14:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Zekirija Ramadani do të ballafaqohet me ish skuadran e tij, të cilën e kishte shpallur kampion në vitin 2017.

Në rast të fitores, Feronikeli do të shkëputej 7 pikë nga vendi i dytë ku aktualisht është Llapi.

Edhe për mitrovicasit kjo ndeshje ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse ekipi i Sabit Osmanit qëndron në vendin e 8-të me 28 pikë, aq sa ka edhe Flamurtari që është në zonën e barazhit.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot nga ora 14:00 është Gjilani – Keku. /Indeksonline/