23:45 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Feronikeli nesër kërkon të rikthehet te fitorja, Llapi synon të dytën

Skuadra e Feronikelit që nga ndeshja kur e mposhti Gjilanin 4:0, nuk ka arritur të shënoj fitore në sezonin e ri të Superligës.

Klubi nga Drenasi ka 3 humbje e 4 barazime në 7 ndeshjet e fundit, transmeton Indeksonline.

Nesër ata do të kenë punë me Llapin në Drenas dhe synojnë që të rikthehet te fitorja.

Në anën tjetër, Llapi po shpreson që të shënoj fitorën e dytë radhazi. “Legjendat” në ndeshjen e fundit shënuan fitorën e parë këtë sezon kundër Arbërisë.

Përveç kësaj fitoreje, Llapi ka 2 barazime e 4 humbje këtë sezon dhe gjendën në pozitën e para fundit me vetëm 5 pikë.

Golashënuesit më të mirë te Feronikeli janë Greca dhe Marclei me nga 3 gola. Kurse tek Llapi është Ramadani me 2 gola./Indeksonline/