22:39 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Feronikeli siguron ‘dopietën’ me ‘manita’

Ekipi i Feronikelit e ka kurorëzuar sezonin e tyre fantastik me një fitore në finalen e Kupës së Kosovës.

Nikli ka arritur ta mposht Trepçën 89 me rezultat 5:1, duke siguruar titullin e dytë këtë sezon, transmeton Indeksonline.

Golat për Feronikeli i shënuan, Fazliu (15’), Hoti (26’), Morina (67’) dhe Rexha(71’, 91’).

Ndërsa golin e vetëm për mitrovicasit e shënoi Muja në minutën e 73-të./Indeksonline/