07:50 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Feronikeli siguron pjesëmarrje për herë të dytë në Champions League, por do të luaj për herë të parë!

Në maj të vitit 2016 Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në Uefa dhe Fifa.

Në të njejtin muaj Feronikeli u bë kampion dhe fitoi të drejtën për të garuar në kualifikime të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë ekipi nga Drenasi nuk u lejua të merrte pjesë nga Uefa, ngase nuk kishte plotësuar kushtet për tu licencuar, shkruan Indeksonline.

Tre herë kampioni i Kosovës ka marrë mësim nga ‘gabimet’ e së kaluarës dhe sivjet i ka qëndruar gati dokumenteve duke siguruar lejën për të garuar në Champions League.

Feronikeli do të inkuadrohet në rrethin parakualifikues të kësaj gare, ku do të luaj një turne me sistem gjysmëfinal dhe final, dhe në rast të fitores do të fitoj të drejtën që të luaj në rrethin e parë kualifikues. /Indeksonline/