17:17 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Feronikeli zyrtarizon transformimin

Përfundimi i edicionit vjeshtor në Superligë, do të thotë fillimi i punëve të mëdha te Feronikeli.

Kampioni aktual ka paralajmëruar zyrtarisht transferomimin që do të ndodhë në skuadër gjëtë këtij dimri, shkruan Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë i Feronikelit:

FC Feronikeli do të ketë ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit, ku për bazë do të jenë kërkesat nga kryetrajneri, Agim Sopi, gjithnjë në koordinim me stafin teknik, me Këshilltarin e Presidentit të klubit, Albert Bunjaku dhe me Drejtorin Sportiv të klubit, Malsor Gjonbalaj.

Gjatë ditëve të fundit, ashtu siç kemi njoftuar edhe përmes faqes zyrtare të klubit, janë transferuar futbollistë si: Kristi Kullaj, Simon Loshi e Keith Groeneveld.

Gjithashtu nga akademia kanë debutuar edhe futbollistët, Lorent Shala e Ardi Qorri, të cilët luajtën për herë të parë së bashku për Ekipën A, në ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj A&N.

Si pasojë, është dashur të ndërmerren disa vendime në mënyrë që futbollistëve të ardhur të u jepet më shumë mundësi në fushën e lojës.

Ndër vendimet e marrura ka qenë edhe biseda me futbollistët aktual, që në aspektin profesional dhe gjithnjë në mënyrë të drejtëpërdrejtë të qartësohen me planet e kryetrajnerit dhe stafit.

Kryetrajneri, Agim Sopi, së bashku me Këshilltarin e Presidentit, Albert Bunjaku, kanë bërë biseda individuale me futbollistë të caktuar, të cilët nuk pritet të jenë në planet e kryetrajnerit për pjesën e mbetur të sezonit dhe po të njejtëve futbollistë i është sygjeruar që të kërkojnë klub të ri, gjithnjë duke mos dashur të kenë ngecje në karrierat e tyre.

Kjo në asnjë moment nuk nënkupton që këta futbollistë janë të panevojshëm, apo që nuk kanë kualitetin e duhur, mirëpo disa prej tyre nuk përshtaten me sistemin e lojës që kërkon kryetrajneri, Agim Sopi.

Ne si klub, i falënderojmë jashtë mase të gjithë futbollistët që FC Feronikelin e shpallën Kampion të Kosovës, fitues të Kupës së Kosovës dhe bënë një kampanjë dinjitoze edhe në fazat e Champions League e Europa League.

Është e dukshme që klubi ka nevojë për ndryshime, pasi që nuk e filloi mirë fazën e parë të kampionatit dhe tani gjendet në vendin e 5-të në tabelën e IPKO Superligës së Kosovës. Një pozitë jo e favorshme për një klub me ambicie shumë më të mëdha.

Gjithashtu, duhet theksuar që futbollistët që në aspektin sportiv nuk llogaritet më në ta, kanë mundësi që të stërvisin me FC Feronikelin dhe se kontratat e tyre nuk janë shkëputur. Sidoqoftë, janë këshilluar që të kërkojnë ekipe të reja për të siguruar minutazhë në fushë.

Freskia që sjellin lojtarët e rinjë, shpresojmë që të reflektojë edhe në rezultate sa më të mira në pjesën e mbetur të kampionait.

Futbollistëve që pritet të ndajnë rrugën i dëshirojmë sukses të mëtutjeshëm në karrierat e tyre, shpresojmë më të mirën për ta.

FC Feronikeli do të vazhdojë me transferimet e reja edhe gjatë ditëve në vijim.