10:01 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Feronikelit i bashkohen dy përforcime në Ohër

Feronikeli është duke e vazhduar fazën përgatitore në Ohër, ku po punon dy herë në ditë.

Klubi nga Drenasi do të luajë në eliminatoret për në Ligën e Kampionëve.

Deri më tani ata kanë bërë një përforcime dhe kanë marr dy huazime nga Ballkani. Jetmir Topalli dhe Arbër Potoku janë bashkuar me klubin si huazim nga Ballkani.

Përforcimi i fundit është Argjend Malaj.

Topalli dhe Malaj janë bashkuar me klubi në Ohër, ku po kryhet faza përgatitore.

Feronikeli aventurën e tyre në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve do ti nis ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.