09:26 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / C E

Ferrari dominon provat e lira në Singapor, zhgënjen Verstappen

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Singaporit teksa janë zhvilluar provat e lira, aty ku në sesionin e dytë, shkëlqyen dy makinat Ferrari. Carlos Sainz regjistroi kohën më të shpejtë ndërsa pas tij u rendit Charles Leclerc.

Një rezultat premtues për Mercedesin arriti George Russell që regjistroi kohën e tretë më të shpejtë ndërsa zhgënjyes ishin provat e lira për Max Verstappen. Në ditën e lindjes, teksa feston 25-vjetorin, holandezi nuk shkoi më shumë se vendi i katërt duke lënë pas Leësi Hamilton. Sakaq, në dhjetëshen e parë u renditën edhe Ocon, Bottas, Alonso, Perez e Stroll.

Ndërkaq, për t’u theksuar nga ky sesion i dytë i provave të lira ishte incidenti në makinën Alpha Tauri të Pierre Gasly. Teksa ishte në bokse, piloti francez u zu në befasi nga flakët në pjesën e pasme të makinë megjithatë për fat të mirë, shpëtoi pa u lënduar ndërsa mekanikët menjëherë vendosën nën kontroll flakët.