16:00 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ferrari prezanton “përbindëshin” e ri

Ferrari prezantoi të mërkurën “Portofino M”, një version i modifikuar i “Portofino gran tourer”.

Makina e re, e para që u lançua që kur prodhuesi italian i makinave sportive mbylli përkohësisht aktivitetin gjatë bllokimit nga COVID-19, u zbulua në internet, gjatë prezantimit online që përshkruanin modelin dhe risitë teknike.

Portofino M përmban një kabinë lëvizëse të ridizenjuar, kutinë e shpejtësisë dhe një çelës Manettino me pesë pozicione.

Ferrari, i njohur më së shumti për makinat sportive me performancë të lartë, tani synon të rrisë shitjet e (GT), të dizajnuara për të qenë të rehatshëm në udhëtime më të gjata.