10:23 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / B O

Ferrari shpalos modelin e veçantë të garave

“Ferrari” ka shpalosur modelin “488 GT Modificata”, që është versioni i garave i modelit “488 GTB”. Vetura e re është e disenjuar për të rivalizuar “McLaren Sennan GTR” dhe Lamborghinin “SCV12”.

Ai është i prodhuar në shifra të limituara, me “Ferrarin”, që planifikon ta shesë “Modificatan” vetëm për ngasësit që marrin pjesë në disa gara të caktuara të automobilave.

Secili ekzemplar duhet të porositet që të prodhohet.

“Ferrari” ka përdorur fije karboni për të zëvendësuar panelet trupore të modeleve standarde, duke ripunuar në aerodinamikën e veturës për të ofruar më shumë agresivitet.

Vetura ka motor 3.9-litërsh V8, ndërsa kompania s’ka bërë të ditur ende sa kuaj fuqi do të gjenerojë ky model. Raportohet se ai do të ketë “rreth 700 kuaj fuqi”.