18:03 / E Diele, 20 Mars 2022 / C E

Ferrarit i rikthehet lavdia në Formula 1, Leclerc i pari, Sainz i dyti

Ferrari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Botërorin e vitit 2022.

Charles Leclerc arriti të triumfoj në çmimin e madh të Bahreinit, në një garë mjaftë interesante.

Kokëkuqja doli triumfues ku edhe vendin e dytë e zuri piloti tjetër, Carlos Sainz, shkruan Indeksonline.

Leclerc arriti të mbante mbas Verstappen për xhiro të tëra dhe ky i fundit pati problem me makinën duke i dhënë Sainz vendin e dytë, për një fundjavë perfektë për skuadrën italiane.

Një podium i papritur edhe për Hamilton që deri në fundin e garës dukej në tokë neutrale por përfitoi nga fundi i tmerrshëm i Red Bull.

3 makinat e tërhequra sot kanë qenë me motorin Red Bull dhe kjo mund të jete diçka tepër shqetësuese. /IndeksOnline/