14:19 / E Martë, 11 Korrik 2023 / LB

Ferronikeli prezanton dy blerjet e reja, njëri i huaj

Ferronikeli s’e ka në plan të ndalet me blerje. Presidenti i klubit, Erlind Krasniqi sapo ka bërë publik transferimin e dy emrave të ri.

Alban Shillova do ta vazhdojë karrierën te skuadra nga Drenasi.

Niklin në Superligë do ta ndihmojë edhe ardhja e Bachare Razack.

Futbollisti afrikan e njeh mirë futbollin kosovar duke qenë anëtar i disa skuadrave në futbollin kosovar./Indeksonline/