09:55 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Festa e zjarrtë e tifozëve të kombëtarëve që shkuan mbrëmë në çerek-finale (Foto)

Rusia ka kaluar mbrëmë në çerek finale të  Kupës së Botës pas një penalltie dramatike kundër Spanjës.

Vendi nikoqir i botërorit, mbajti spanjollët në barazim gjatë gjithë lojës së rregullt dhe asaj shtesë, duke bërë që të shkojnë në penallti për herë të parë në këtë turne.

Edhe Kroacia ka mposhtur Danimarkën në penallti, duke bërë kështu që edhe ajo të shkojë në çerekfinale të Kupës Botërore 2018.

Kjo nxiti festën e tifozëve të cilët ndezën vendet e tyre me festën e madhe./Indeksonline/