19:55 / E Diele, 03 Janar 2021 / C E

Festa për Interin zgjat shumë pak, Milani rikthehet në krye

Milani është rikthyer në krye të tabelës së Serie A.

Rosonerët kanë fituar 0-2 ndaj Beneventos në javën e 15-të edhe pse një orë kanë luajtur me një lojtar më pak.

Golat për Milanin i shënuan Kessie në minutën e 15-të dhe Leao në minutën e 49-të, shkruan Indeksonline.

Tonali u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 34-të të ndeshjes.

Benevento pati mundësi të shënoj gol, por nga pika e bardh nuk e qëlloi portën Caprari.

Milani mbetet e pamposhtur në Serie A dhe mban kreun me 37 pikë, një pikë më shumë se Interi në vendin e dytë. /IndeksOnline/