17:53 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Festat me armë s’kanë të ndalur, pesë të arrestuar brenda 24 orëve

Ndonëse e ndaluar me ligj, në vendin tonë vazhdon të praktikohet gjuajtja me armë zjarri në festa të ndryshme, veçmas në dasma.

E sezona e verës shënon numrin më të madh të këtyre rasteve, të cilat jo rrallë herë kanë rrezikuar edhe jetën e të pranishmëve, madje edhe me jetë.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, sipas raportit të Policisë së Kosovës, pesë persona janë arrestuar në vendin tonë, ku të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri në ahengje familjare, përcjellë Indeksonline.

Dy raste kanë ndodhur në Shtime, ku u janë konfiskuar edhe armët, njërit revolja Zastava e kalibrit 6.35mm. Ndërsa tjetrit pistoleta me gaz.

Një tjetër është arrestuar në fshatin Cernillë të Ferzajit në orën 22:15, të cilit i është sekuestruar pistoleta e tipit Ekol Special, kalibri 9 mm, një karikator dhe katër(4) fishek. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Dy të dyshuar të tjerë që festuan me armë, u kapën edhe në dy komuna të tjera të vendit. Njëri në Llukavci të Begut në Istog, ku të njëjtit iu morën edhe një pistoletë me gaz dhe tetëmbëdhjetë(18) fishek.

Ndërsa, një tjetër i dyshuar u arrestua pasditen e djeshme në Vushtrri. I njëti u shoqërua në stacionin policor, ndërsa iu sekuestrua pistoleta e llojit Ekol me 12 gëzhoja te kalibrit 9 mm./Indeksonline/