Festë dhe lot gëzimi, kështu e përjetuan familjarët e Igor Thiagos ftesën e parë nga Brazili
Sulmuesi i talentuar brazilian Igor Thiago ka marrë një nga lajmet më të mëdha të karrierës së tij: ftesën e parë për t’u bashkuar me kombëtaren e Brazilit
Reagimi i familjes së tij ishte plot emocione dhe krenari, teksa panë djalin e tyre të arrijë një ëndërr të madhe, shkruan Indeksonline
Momenti kur Ancelotti zbuloi emrin e Thiagos në ekipin kombëtar u prit me lot gëzimi dhe përqafime nga familjarët e tij. Videoja e reagimit të tyre është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar mbështetjen dhe sakrificat që kanë bërë gjatë rrugëtimit të futbollistit drejt majave të futbollit.
Sulmuesi po kalon një sezon fantastik, duke realizuar 19 gola në kampionat, një formë që ka tërhequr vëmendjen e stafit teknik të Brazilit./Indeksonline/
Igor Thiago’s family’s reaction to their boy getting a call-up to the Brazilian national team.
— 𝐟𝐞𝐝𝐞𝐯𝐚𝐥𝐯 (@heis_fede) March 17, 2026
19 league goals this season bro deserves it. pic.twitter.com/ImDqw4hs42

