16:42 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Festimi i çmendur i del ”dardhë me bisht” Kloppit

Jurgen Klopp ka hyrë në procedurë disiplinore nga Federata e Futbollit të Anglisë për festimin e tij pas fitores dramatike të Liverpoolit ndaj Evertonit.

Klopp pritet të gjobitet pasi hyri në fushë për të festuar me portierin, Alisson Becker, pas golit të Divock Origit në minutën e fundit të takimit.

Drejtuesit e Federatës i kanë rishikuar pamjet sot dhe kanë rënë në konkludim se sjelljet e Klopp ishin provokuese, transmeton IndeksOnline.

Siç mësohet, FA beson se festimet e Klopp ishin në kundërshtim me rregullat dhe se nga kjo kanë mundur të shkaktohen trazira në tribuna.

Rregullat, gjithashtu, tregojnë se trajnerët duhet të qëndrojnë në zonën teknike, përveç ndonjë ”rasti special”.

Ndërsa, pas ndeshjes, dje, Klopp tha: ”Më duhet të kërkoj falje sepse nuk doja të isha jo i respektueshëm, por nuk mund ta ndalja veten”./IndeksOnline/